Furnizimi me energji elektrike i termocentralit bërthamor të Çernobilit ka rifilluar rregullisht. Kështu deklaroi kompania shtetërore ukrainase që menaxhon termocentralet bërthamore, Energoatom, e cituar nga kanali bjellorus Nexta , duke nënvizuar se sistemet e ftohjes janë kthyer në funksionimin normal. Në orët e fundit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte raportuar se termocentrali vazhdon të funksionojë falë gjeneratorëve të jashtëm me naftë.
Lajmi kryesor:
Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake











