Kievi sulmon një kantier detar në Krime, dëmton një anije ruse

Kievi sulmon një kantier detar në Krime, dëmton një anije ruse

Krimea

Ushtria ruse njoftoi se Ukraina kishte sulmuar me raketa një kantier detar në Krime, e për pasojë ishte dëmtuar një anije ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur të shtunën vonë në mbrëmje, se forcat ukrainase kishin hedhur 15 raketa në drejtim të kantierit Zaliv në Kerch dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore, kishin rrëzuar vetëm 13 prej tyre.

Moska nuk dha detaje mbi anijen apo shkallën e dëmtimit të kantierit. Në një deklaratë të komandantit të forcave ajrore ukrainase Mykola Oleshchuk, thuhej se në kohën e sulmit, të kryer nga aviacioni taktik ukrainas, në kantier ndodhej "një nga anijet më moderne të flotës ruse në Detin e Zi". Megjithatë, ai nuk tha detaje nëse ishte dëmtuar pikërisht kjo anije.

Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, ka qenë objektiv i shpeshtë i sulmeve, që kur Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një sulm në shkallë të Ukrainës 20 muaj më parë. Krimea po shërben si qendër kryesore që mbështet agresionin rus.

Muajt e fundit Ukraina ka goditur gjithnjë e më shumë objektiva detare në gadishullin e Krimesë. Në shtator, një sulm me raketa ukrainase në një kantier detar strategjik në qytetin port të Sevastopolit dëmtoi dy anije ruse dhe plagosi 24 persona. Më vonë, po të njëjtin muaj, u godit selia qëndrore e marinës ruse po në Sevastopol./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit