
Shërbimet sekrete ukrainase (Sbu) vranë një prej anëtarëve të ekipit negociator të tyre pasi e akuzojnë për tradhti kombëtare.
Ai është Denys Kireev, i cili mori pjesë në raundin e parë të negociatave me Rusinë në Gomel të Bjellorusisë, por nuk ka qenë i pranishëm në raundin e dytë.
Kjo u raportua nga deputeti Oleksiy Goncharenko në kanalin e tij të Telegram, sipas raporteve nga agjencia “Interfax-Ukraine”.
Negociatori u vra gjatë një tentative arrestimi. I njëjti burim zbulon se kishte "prova të forta" se ai po dërgon informacione në Rusi.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Izraeli vetëofrohet negociator mes Kievit dhe Moskës! Kryeministri Bennett 3 orë me Putin, 90 minuta me Scholz! Të hënën raundi i tretë i bisedimeve! Në Mariupol situatë katastrofike






