Pamjet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies
“Varre masive të banorëve të Mariupolit të vrarë nga ushtria ruse po bëhen në një fshat aty pranë”. Alarmi u dha nga këshilli i qytetit të portit jugor të Ukrainës.
Në një deklaratë, thuhet se “pushtuesit po gërmojnë llogore rreth 30 metra dhe po përdorin kamionë për të sjellë kufomat” në një vend në periferi të fshatit Manhush, në perëndim të qytetit të rrethuar në Detin e bregdetit Azov.
Këshilli i qytetit të Mariupolit ka postuar një foto ajrore që supozohet se tregon vendin, duke thënë se “është dy herë më i madh se varrezat aty pranë”.
“Pothuajse 80 vjet më parë, nazistët vranë 12.000 banorë të Mariupolit në fshatin Agrobaza. Është afër Manhushit. Jo më shumë se 13 km. Historia përsëritet sërish. Vetëm se në vend të fashistëve gjermanë kanë ardhur rusët”, thuhet në deklaratë.
BBC raporton se nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimin dhe Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment publik mbi këtë çështje.
Megjithatë, kompania amerikane e teknologjisë Maxar thotë se imazhet e saj të fundit satelitore me rezolucion të lartë “zbulojnë ekzistencën e një varri masiv në skajin veriperëndimor të Manhushit në Ukrainë, që ndodhet afërsisht 20 km në perëndim të Mariupolit dhe ngjitur me një varrezë fshati ekzistues.
“Një rishikim i imazheve tona satelitore nga mesi i marsit deri në mes të prillit tregon se zgjerimi i grupit të ri të varreve filloi midis 23-26 marsit 2022 dhe ka vazhduar të zgjerohet gjatë dy javëve të fundit.
“Varret janë të rreshtuara në katër seksione lineare me përmasa afërsisht 85 metra për seksion dhe përmbajnë më shumë se 200 varre të reja,” thotë Maxar.
Kompania amerikane ka postuar gjithashtu një seri imazhesh satelitore që supozohet se tregojnë zgjerimin e një varri masiv pranë Mariupolit.
Lajmi kryesor: