Kikia: Kamza nuk është Hong Kongu

Kikia: Kamza nuk është Hong Kongu

Besoj e keni ndjekur çpo ndodh në Hong Kong? Qyteti, ish koloni dhe demokraci britanike, është në luftë me qeverinë e Pekinit, pasi qytetarët kërkojnë të ruajnë standardet e demokracisë britanike, por Pekini do ta kinezërojë sa më shpejt.

Në Tiranë, Partia Demokratike reagoi e alarmuar sot se qeveria do të pushtojë Kamzën dhe të vendosë sa më parë dikaturën edhe aty, pasi prefektja ka kërkuar konstituimin e këshillit bashkiak nesër dhe jo në datën 14 siç ishte paralajmëruar.

Unë nuk jam mbështetës i PD-së, as i PS-së, por jam opozitar i përhershëm, me çdo qeveri. Por kjo lufta e PD-së për të penguar kryetarët e rinj të marrin zyrat, aty ku bashkinë e ka patur PD-ja, më duket lufta më e pakuptimtë. 

Pasi nuk u pengua dot mbajtja e zgjedhjeve, apo votimeve në 30 qershor, si do mund të pretendosh të mos dorëzosh çelësin e derës tani? Si është e mundur të bëhet opozitë duke zënë derën e bashkisë së Kamzës apo Devollit?

Ja e zëmë se Kamza do të rezistojë dhe z.Mziu nuk do ta dorëzojë zyrën, çfarë fitoi kauza e opozitës? Si është e mundur që gjithë ajo kryengritje qytetare të përfundojë në luftë për zyrën e bashkisë së Kamzës?

Në 30 qershor nuk pati zgjedhje, por ai proces nuk rrëzohet duke mos dorëzuar çelësin e zyrës së bashkisë.  Ai reagim i madh qytetar prodhoi frymëzim dhe unë jam një ndër ata që ende besojne që aksioni opozitar ta detyrojë qeverinë për të pranuar një sërë reformash të thella, duke filluar nga përmbysja e sistemit zgjedhor. 

Por, nëse në vend të platformave konkrete reformuese, do të bëhen sherre tek dera e zyrës së Xhelal Mziut, atëherë ajo lëvizje mund të përfundojë në një lëvizje Haxhiqamilse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 07/08/2019 21:55

    I pa harruar kujtimi i Xhelal Mzatit

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 07/08/2019 10:58

    ANALIZE E SAKTE. -SIPAS SALIUT(SE BASHA VETEM FIRMOS BORDERON E PAGAVE TE MILITANTEVE),XHELAL MEZIU I KANZES DHE VOLTABA ADEMI E SHKDRES DO TE BEHEN QENDER ZJARRI BETON-ARME PER TI THENE RAMES NDAL. -POR KTE MARRZI BRTISHISTE E KA VULOSUR SHBA+BE ME OK TE 30 QERSHORIT. -TASHME SALIUT I KA NGELUR PUSHKA E JEVGUT NE DORE PA FISHEK NE TE,POR ME FISHEK MANOVRE PER TE TREMBUR SORRAT. -KY SKANDAL I TYRPSHEM E KA EMRIN S A L I.SE VETEM SB E MBAN PENG PD DHE GJITHE VENDIN ME SHPIFJET E KERCENIMET E TIJ PER LUFTE CIVOLE. -POR FATKEQSIA QENDRON SE NE PD NDOBSE E DINE MIRE SE NGA VJEN E KEQJA-ASNJE NUK FLET HAPTE.PSE:SE KANE FRIKE SE E PSOJNE SI A.HAHDARI,S.OLLDASHI,G.PASHKO,P.ARBNORI,A.SPAHIA,B.GAZIDEDE,IZET HAXHIA,ETJ.

    Përgjigju
  • beni: 06/08/2019 21:29

    shko or palle kk.. e di vete ti. nuk qenke mbeshtetes i ps, ti je sorris i i pjerdhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë