VALPARAISO (Kili), 14 mars /ATSH-AFP/ - Një zjarr masiv në pyje vazhdonte edhe sot në qytetin port të Valparaisos, në Kili, ku u dekretua gjendja e jashtëzakonshje, ndërkohë që zjarri ka shkaktuar një të vdekur dhe evakuimin e 7 000 personave.
Autoritetet e Kilit janë detyruar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme pas rënies se këtyre zjarreve masive në sipërfaqet pyjore, që detyruan me mijëra persona të braktisin shtëpitë e tyre dhe largohen për të shpëtuar.
Sipas zyrtarëve vendas, zjarret e reja nisën pasditen e së premtes nga një vendgrumbullim i paligjshem plehrash dhe më pas janë përhapur me një shpejtësi të lartë për shkak të erërave të forta në zonë.
"Zjarri është neutralizuar, por jo kontrolluar", paralajmëroi Ricardo Toro, drejtori i zyrës kombëtare të Urgjencave (Onemi), në raportin e tij të fundit.
Skuadrat e zjarrfikësve janë munduar përgjatë gjithë natës të pengojnë avancimin e tyre drejt zonave rezidenciale të Valparaisos.
"Ne kemi një situatë të qetë për momentin, por sot pasdite kushte meteorologjike shumë të vështira, mjaft kritike, janë parashikuar", theksoi Aaron Cavieres, drejtor i Korporatës Kombëtare të Pyjeve (Conaf) duke shtuar se temperaturat mund të arrijnë në 27 gradë Celsius dhe erërat në 30 kilometra në orë./
/ec/












