Në vizitën e Papa Françeskut në Kili, një police bie nga kali ndërsa po parakalonte Ati i Shenjtë. Papa zbriti nga makina e tij pas festimit të Meshës në Iquique, Kili, për të parë nëse policja ishte mirë.

Kali u tremb kur automjeti i Papës po kalonte dhe policja u rrëzua në tokë. Makina e Papës u detyrua të bënte një manovër të shpejtë për të shmangur kalin.

Papa Françesku, i rrethuar nga rojet e sigurimit, me qetësi u dili nga makina e tij dhe qëndroi pranë polices derisa një ambulancë arriti me një barelë dhe e mori për ta dërguar në spital.

Policja ishte e ndërgjegjshme ku kishte marrë disa fjalë ngushëllimi nga Ati i Shenjtë thonë mediat lokale.

papa ne kili

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com