VIDEO/ Asgjësohen rreth 27 mijë fidanë kanabis në Malësinë e Madhe! Shpallet në kërkim 55-vjeçari! Pamjet nga plantacionet me drogë në tokë të hapur

SHKODËR- Plantacione të mëdha ma kanabis, të kultivuara në tokë të hapur si dhe mijëra fidanë kanabis të cilat do të mbilleshin në zonat malore të Malësisë së Madhe janë asgjësuar nga policia.

Në kuadër të operacionit ‘Alpe të Pastra’ janë asgjësuar 6300 fidanë të mbjellë në tokë si dhe 20300 fidanë në kubikë. Plantacionet e mëdha të kanabisit u zbuluan në territorin e fshatit Gruemirë-Çesme në Malësi e Madhe, në ambient të hapur.

Fidanët e mbjellë në tokë dhe në kubikë janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia thotë se është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët kryesorë që ka kultivuar fidanët e kanabisit është 55-vjeçari Ajet Delishaj, banues në fshatin Polvar në Malësinë e Madhe.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/05/2023 02:11

    27 mije fidane! Ky i paska patur shpatullat te mbrojtura e te ngrohta mire! Nuk eshte keq nje vizite e dyte pas nja dy muajsh,thjesht per t'u siguruar qe nuk ka tentative rimbjellje nga bashkepunetoret e tij.

    Përgjigju
  • Katunari: 20/05/2023 15:46

    Kur ishte shef Nardi nuk i shifte keto parcelat neoer Koplik se ja myllshin syt eurot qe Dante me drejtorin. .

    Përgjigju
  • Nipi prekes tima katunar: 20/05/2023 10:57

    Ja le deri para votimeve dhe tani mire jau ben ketyre trafikantave qe jane katandis llum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës