KILI - Mijëra studentë kilianë janë përleshur me policinë në rrugët e kryeqytetit të Santiagos, gjatë një proteste kundër reformave arsimore.
Disa prej tyre hodhën bomba me molotov ndaj forcave të policisë, të cilët u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë.
Kjo ishte protesta e parë për 2013-n ku studentët kërkojnë përmirësim të nivelit arsimor të lartë dhe uljen e taksave universitare.Agjencia e lajmeve Reuters raporton se më shumë se 60 studentë janë arrestuar dhe një officer policie është plagosur.
Një zëdhënës i unionit të studentëve kritikoi qeverinë për përdorimin e dhunës dhe e akuzoi për veprim represiv të tepruar dhe nëse problemet e thella në sistemin arsimor nuk gjejnë përgjigje nga shteti atëherë edhe më shumë shkolla do të mbyllen.
Studentët thonë se sistemi arsimor i Kilit, parë tradicionalisht si më e mira në Amerikën Latine, është thellësisht e padrejtë.
Fushata për reformën arsimore është lëvizja më e madhe në Kili që kur ky vend u vendosi demokracinë në vitin 1990.
Vitin e kaluar, Presidenti Sebastian Pinera ka miratuar reformat e taksave, që synojnë ngritjen e fondeve për të ndihmuar në financimin e sistemit arsimor të vendit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com