KILI (AA) - Ka vdekur një nga kriminelët më të mëdhenj të Kilit, Manuel Contreras, i cili ishte dënuar me mbi 500 vjet burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Contreras, kreu i policisë famëkeqe politike në kohën e diktaturës së Augusto Pinocheto, i cili konsiderohet si një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e Kilit, ka ndëruar jetën të premten në moshën 86-vjeçare.

Policia njoftoi se ka vdekur në spitalin ushtarak në Santiago.

Conteras ishte dënuar me më shumë se 500 vjet burg për torurim, zhdukje dhe rrëmbimin e kundërshtarëve.

Ai ishte themeluesi dhe drejtori i vetëm i Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare (DINA), që konsiderohet përgjegjëse për shumicën e viktimave të diktaturës kiliane në periudhën 1973 - 1990, përkatësisht për 3.300 të vrarë apo të zhdukur dhe për torturimin e mbi 38.000 personave.

Konsiderohej dora e djathtë e Pinochetos, ndërsa në burg ishte që nga viti 2005 kur u dënua për rrëmbim të një pjesëtar të opozitës. Ishte gjykuar në disa procese, por fuqimisht mohonte se DINA kishte qëndruar pas torturimeve dhe zhdukjeve të njerëzve.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)