VALAPARAISO - Dy persona kanë humbur jetën ndërsa 500 shtëpi janë shkatërruar nga një zjarr masiv që ka rënë në pyll në qytetin e porual Valaparaiso, në Kili.
 
Mijëra qytetarë janë evakuuar nga qyteti për tu shpëtuar flakëve, të cilat janë shtuar si pasojë e erërave të forta që vijnë nga Paqësori.
 
Ndërkohë Presidenti kilian Michelle Bachelet ka urdhëruar ushtrinë për të evakuuar të gjithë banorët pasi qyteti është shpallur në gjendje të katastrofës.
 
Shumë nga banorët kanë vështirësi në frymëmarrje si rezultat i tymit të shkaktuar nga zjarri, ndërsa pjesa më e madhe e qytetit të Valparaiso është pa energji elektrike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)