Kim Kardashian e ka marë veten pas shqetësimit që kishte me shtatzëninë e saj.

Vetëm para pak ditësh u fol në media se Kim rrezkonte të abortonte fëmijën e saj.

kim kardashian

Por tani duket se kjo gjë ka kaluar dhe ylli televiziv për ti treguar të gjithëve se ndjehet mirë ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

E veshur me të zeza dhe flokët e kapura bisht Kim është dukur me të vërtetë mirë tanimë që është kthyer në shtëpi.

kim kardashian

Sipas mediave të huaja mjekët e kanë sugjeruar bukuroshen 32 vjeçare që të heqë dorë nga ushtrimet e tepërta dhe të mundohet të pushojë sa më shumë.

Gjatë muajve të shtatzënisë së saj Kim është ushtruar dyfish në palestër për të ruajtur fomrat e bukura fizike dhe kjo duket se nuk ka qenë zgjidhja e duhur.

Kim kardashian

Gjithashtu ajo ka ndjekur dhe një dietë strikte në të ushqyer.

Kim është në pritje të fëmijës së parë me reperin e njohur Kanye West. (b.t/shqiptarja.com)