Pas lindjes së vogëlushes North, Kim Kardashian është kritikuar shumë për format e saj trupore.

Shumë prej mosbesuesëve thonin se Kim nuk do të arrinte të rikthente dot format e mëparshme.

Por Kim ka treguar se është komplet e kundërta. Veshur me një palë bikini të bardha ajo është relaksuar në plazh në Majemi, ndërkohë që ka ekspozuar linjat bombastike dhe të tonifikuara.

Ajo është shfaqur në shoqërinë e një mikut të saj dhe është dukur mjaft bukur.

Kim kujdeset shumë për veten duke ndjekur një regjim të rreptë ushqimor dhe duke shkuar vazhdimisht në palestër.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)