Koreja e Veriut do të ndryshojë orën e saj zyrtare në kujtim të çlirimit të vendit nga Japonia në fund të luftës së 2 botërore. Më 15 gusht ora në shtetin komunist do të zhvendoset 30 minuta prapa. Ky lajm është bërë i ditur nga agjensia shtetërore e lajmeve, e cila ka deklaruar gjithashtu se imperialistët e mallkuar japonezë e kanë privuar korenë heroike nga ora e saj standarte, duke e ndryshuar gjatë pushtimit.

Sipas agjensisë KCNA vendimi i Penianit komunist pasqyron “besimin dhe vullnetin e patundur të personelit të shërbimit dhe të popullit korean në 70 vjetorin e çlirimit të Koresë”

Sipas qeverisë vendase ky ndryshim mund të shkaktojë probleme afatshkurtra në zonën industriale Kaesong në Korenë e Veriut, e cila administrohet nga të dyja Koretë.

Korea e Veriut ndodhet në të njëjtin brez orar me Korenë e Jugut dhe Japoninë, saktësisht 7 orë përpara orës zyrtare në Shqipëri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)