Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar prodhim masiv të dronëve sulmues, raportoi media shtetërore.
Pheniani fillimisht bëri publik dronët e tij sulmues në gusht, teksa ekspertët thanë se aftësia për të prodhuar armë të tilla mund t’i atribuohet aleancës së Koresë së Veriut me Rusinë.
Korja e Veriut ka ratifikuar një pakt të mbrojtjes me Rusinë, teksa po akuzohet se ka dërguar mijëra trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Ky fakt ka shtyrë presidentin e Koresë së Jugut, që të paralajmërojë për mundësinë e transferimit nga Rusia te Koreja e Veriut e teknologjisë ushtarake.