Presidenti i SHBA, Donald Trump me anë të një postimi në Tëitter ka deklaruar se është në pritje të një takimi me liderin korean Kim Jong- Un, pasi ky i fundit sipas një media amerikane ka shprehur gatishmërinë për tërheqjen e armëve bërthamore dhe takimin me trump.
"Kim Jong Un thotë se Koreja e Veriut nuk do të bëjë ose të testojë armë bërthamore, ose t'ia japë të tjerëve dhe ai është i gatshëm të takojë Presidentin Trump në çdo kohë. PBS News Hour"
Sipas postimit të Trump , Kim Jongu i ka thënë këto fjalë për PBS News Hour.
Trump pas këtyre fjalëve është kundërpërgjigjur pozitivisht
Unë gjithashtu pres që të takohem me kryeministrin Kim që e kupton mirë që Koreja e Veriut posedon potencial të madh ekonomik!
Postimi i Donald Trump në Twitter
Takim i fundit mes Trumo dhe Kim Jong-Un ishte në 12 qershor në Singapor, e cila ishte e para mes një presidenti amerikan dhe një lideri koreano-verior, por Trump rreth 1 muaj më parë paralajmëroi për një takim me Kim Jon-Un në janar ose shkurt të këtij viti.