Në Hagë për të takuar ish komandantët e UÇK në burg, Majko dhe 3 ish-presidentë të vendit mbërrijnë në Holandë

Në Hagë për të takuar ish komandantët e UÇK në burg, Majko dhe 3 ish-presidentë të vendit mbërrijnë në Holandë

Katër ish-krerët e Shqipërisë në Hagë së bashku me Behgjet Pacollin

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka iniciuar udhëtimin e përbashkët me ish-krerët e shtetit shqiptar drejt Hagës për të vizituar drejtuesit e UÇK-së në kohën e luftës. 

Bashkë me Pacollin, në aeroplanin e tij privat, u nisën edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

Pacolli kishte planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës. Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk kanë pranuar për të shkuar në Hagë pa dhënë shumë arsye.

Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet, pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë të Kosovës të dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufc.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond: 29/09/2022 14:29

    I ka syzet me vete Topja hahahha

    Përgjigju
  • ani: 29/09/2022 08:34

    lojra te rames..per ti thene vemendje europes per THacin. dhe delet ishpresidenta bejne sikur cjane per nje xhiro me avion privat te pacollit. ..hahahah

    Përgjigju
  • Fjora: 29/09/2022 04:11

    Lajm vertet shuuume i mire! Si duket ende nuk eshte bindur Thaci me te tijet per tu rreshtuar kah Rames dhe Begjetit ne operacioni per rrezimin e VV ne zgjedhjet e ardhshme. E gjitha kjo "ne kuader" te Ballkanit Shtet-Kapur nen "kujdesin" e SHBA-ve! Nje turp qe do ti kushtoje rende te ardhmes se shqiptareve.

    Përgjigju
  • LORA: 28/09/2022 18:21

    Lajm shume i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Kherson: Bombardimet ruse janë të vazhdueshme, banorët duhet të evakuohen

Kreu i Kherson: Bombardimet ruse janë të vazhdueshme, banorët duhet të evakuohen