Kim Jong-un në gjendje kome? Seuli zyrtar: Motra e diktatorit në krye të vendit

Kim Jong-un në gjendje kome? Seuli zyrtar: Motra e diktatorit në krye të vendit

Sipas mediave në Korenë e Jugut, të cilat citojnë një ish zyrtar të lartë dhe bashkëpunëtor i presidentit Kim Dae-jung, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un raportohet të jetë në gjendje kome, disa ditë pasi ia kaloi disa nga fuqitë e pushtetit motrës së tij, Kim Yo-jong

Sipas Chang Song-min, eksponenti i Seulit zyrtar, ka deklaruar se ai është i bindur se Kim është në koma dhe ende nuk ka vdekur, ndërkohë që kalimi i gjithë pushteëtit në duart e motrës së diktatorit do të vazhdojë në ditët në vijim

Disa ditë më parë u njoftua se Kim Jong-un, i delegoi disa nga pushtetet e tij tek bashkëpunëtorët më të ngushtë, përfshirë motrën e tij, Kim Yo-jong.

Lajmi u bë publik nga inteligjenca e kryeqytetit Seul, në Korenë e Jugut pas zhvillimit të një seance me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Veriut.

Ndër të tjera, motra e Kim (nr. 2 në regjimin e Koresë së Veriut) do të menaxhojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kim: 24/08/2020 15:42

    Po ky parazit normal edhe NE banjo shkon me Makin eshte 120 kile vetem han e pin pijaneci dhe vret njerz nga alkoli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi