Një nga divorcet më të bujshëm dhe akoma të pazgjidhur është ai i Kim Kardashian dhe basketbollistit Kris Humphries.

Ata janë ndarë vetëm pas 72 ditëve martesë dhe akoma nuk kanë përfunduar procedurat ligjore të divorcit.

kim

Kjo pasi Kris pretendon se Kim e ka mashtruar dhe pë këtë e ka hedhur atë në gjyq.

Por gjërat mesa duket janë në rrugën e duhur për Kim, pasi një provë e re ka dalë në dritë në favor të bukuroshes 32 vjeçare.

kim

Producenti i ''reality show'' të Kim, ka rrëfyer se është xhiruar dy herë reagimi i saj për propozimin e martesës nga Kris.

Sipas regjistrimit, kur Kris i ka propozuar Kimit në "Keeping Up with the Kardashians", producenti ka thënë se Kim ishte plotësisht e befasuar dhe nuk ka dhënë një reagim të mirë, kështu që ajo kërkoi që kjo pjese të xhirohet sërish.

kim

Kjo padyshim përbën një problem të madh për basketbollistin, i cili ka thënë se Kim e ka detyruar të martohet me të.

Kim aktualisht është në lidhje me reperin e njohur Kanye West, me të cilin pret një fëmijë.

(b.t/shqiptarja.com)