Kim Kardashian West nuk lodhet së pushtuari kopertinat e revistave më prestigjioze, duke i siguruar vetes sete fotografike unike, të realizuara nga fotografët më në zë. Këtë herë 34-vjeçarja vjen ndryshe në kopertinën e Vogue España, me një look shumë natyral.
Dhe kur themi 'natyral' e kemi fjalën pa asnjë grimcë makeup-i në fytyrë (ose të paktën kështu thotë). Sipërmarrësja e suksesshme ka mjaftueshëm siguri në pamjen e saj dhe jo rrallëherë ka shpërndarë me ndjekësit foto pa makeup, por siç ne nuk e vemë në dyshim që Kim është një nga femrat më të bukura e më të kuruara në botë, nuk e vemë në dyshim edhe që Vogue përdor filtra e fotoshop për personazhet e saj.
Kim ishte shumë e emocionuar ta ndante me fansat setin më të fundit fotografik, gjë që na bën të mendojmë se duhet të jetë shumë i bukur dhe interesant për t'u parë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com