Ylli i Reality Show 'Keeping up with the Kardashians' është kthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë në një takim të rëndësishëm me presidentin Trump. Duke lënë pas çështjet rozë, ku emri i saj lakohet kryesisht për veshjet dhe zhveshjet, por dhe format trupore, Kim ka shkuar atje si avokate.
Ajo ka promovuar një nismë që synon të ndihmojë personat që lirohen nga burgu të gjejnë një punë e të integrohen në shoqëri
'Jam në një moment të jetës time, ku dua të bëj ndryshimin dhe gjënë e duhur. Këta njerëz duan të punojnë dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu mes njerëzve që duan të njëjtën gjë dhe që besojnë me të vërtetë në riintegrimim e tyre”, tha Kim Kardashian
Ndërsa Presidenti Trump, nga ana e tij, tha se ishte një fans i Kardashians, duke vlerësuar rolin e saj në miratimin e të ashtuquajturit “First Step Act”, që parashikon ndër të tjera programe suporti për të ish të burgosurit.
Gjithashtu nga fotot u fiksuan vështrimet që Trump ka hedhur të pasmeve të saj që nuk dalin asnjëherë jashtë vëmendjes.