Bukuroshja e ekranit Kim Kardashian pritet të bëhet së shpejti nënë. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë i dashuri i saj Kanye West gjatë një koncerti të tij në New Yersey.

Entuziast dhe më i dashuruar se kurrë West është shprehur :“Ndaloni muzikën dhe bëni zhurmë për nënën e bebes time”.

Ndërkohë edhe Kardashian e ka pohuar lajmin e shtatzënisë së saj. “Është e vërtetë. Unë dhe Kanye jemi në pritje të një fëmije. Ne ndihemi të bekuar dhe me fat.

Mezi presim fillimin e ri të vitit 2013 dhe fillimin e familjes tonë. Urime për vitin e ri”,-thotë Kardashian.

Lidhja e çiftit ka nisur në fillim të vitit 2012, por ende nuk është kurorëzuar në martesë për shkak të divorcit nga ish-bashkëshorti i saj Kris Humphries.

(xh.k/shqiptarja.com)