Shtatzënia nuk është fare problem që Kim të mbajë veten dhe të vishet bukur.

Së fundmi ajo është fotografuar shpesh gjatë aktiviteteve të përditshme, ku Kim nuk është kursyer për të veshur veshje të ngushta dhe të ngjitura pas trupit, duke nxjerrë në pah format e saj tashmë të zmadhuara.

kim

Veshja e radhës ka tërhequr vëmendjen pasi ka qenë një model i përdorur më parë nga modelja amerikane Zoe Salanda, e cila u shfaq në një event në dhjetorin e kaluar.

Kim u fotografua me po të njëjtin model javën e kaluar, ku mori pjesë në emisionin e mëngjesit “Good Morning America”.

kim
(Modelja Zoe Salanda)

Fustani ishte bust i shkurtër në ngjyrë rozë të lehtë, i cili nxirrte në pah format e Kim.

Megjithatë ajo është dukur mjaft e ëmbël dhe në formë.

kim

Në intervistën e saj Kim ka thënë se nuk ka shtuar shumë në peshë gjatë shtatzënisë në krahasim me motrat e saj kur kanë përjetuar të njëjtën gjë.

Më pas ajo ka theksuar se kujdeset shumë për ta mbajtur veten në formë duke filluar nga mënyra e të ushqyerit të shëndetshëm, të bazuar në proteina të dobishme.

(b.t/shqiptarja.com)