Kim me foto nga Pusteci flet sërish për Reformën në Drejtësi: Pavarësisht pengesave po jep rezultate, le të zgjedhim shpresën mbi cinizmin

Kim me foto nga Pusteci flet sërish për Reformën në Drejtësi: Pavarësisht pengesave po jep rezultate, le të zgjedhim shpresën mbi cinizmin

Me disa fotografi nga Festivali Mik nga Pusteci i Korçës, Ambasadorja amerikane Yuri Kim duke folur për eksperiencën e ditës së sotme, rikthehu edhe njëherë vëmendjen në pyetjet e gazetarëve lidhur me Reformën në Drejtësi.

Ambasadorja u shpreh se pavarësisht “cinizmit të disave”, reforma në drejtësi po tregon gjithnjë e më shumë rezultate dhe se është kritike tani që populli shqiptar të kërkojë ndryshimin për të ecur përpara.

Gjatë postimit të saj në Instagram, ka shkruar edhe mbi bukurinë e vendit tonë, duke theksuar se vendosmëria e njerëzve të tij janë frymëzuese.

“Le të vazhdojmë të zgjedhim shpresën mbi cinizmin. Le të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që Shqipëria meriton”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i Ambasadores: 

Ishte magjepsëse të dëgjoja këngë popullore shqiptare të kënduara nga Ansambli "Zánat" në Ishullin Maligrad. Faleminderit Festivalit Mik për bashkimin e artistëve dhe artdashësve. Pas performancës, disa gazetarë pyetën nëse kisha shpresë për Shqipërinë dhe çfarë mendoja për reformën në drejtësi dhe të ardhmen.

Unë u thashë atyre se kam shpresë të pafund në Shqipëri; që megjithë obstruksionizmin dhe cinizmin e disave, reforma në drejtësi po tregon gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë; dhe se është kritike tani që populli shqiptar të vazhdojë të kërkojë ndryshimin, të vazhdojë të ecë përpara së bashku, të mos dorëzohet kurrë. Unë kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth Shqipërisë dhe të takoj shumë njerëz - nga veriu në jug, nga malet në bregdet. Bukuria e këtij vendi, forca dhe vendosmëria e njerëzve të tij janë frymëzuese. Le të vazhdojmë përpara së bashku. Le të vazhdojmë të zgjedhim shpresën (e cila kërkon shumë punë) mbi cinizmin (i cili për mendimin tim është dembel moralisht dhe intelektualisht). Le të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që Shqipëria meriton. Do të jetë punë e vështirë, por ne do të jetë me ju çdo hap deri në të fund.


Lajmi kryesor:

Reforma në Drejtësi, përgjigjja e Yuri Kim pasi pyetet nëse po shkohet drejt 'peshkut të madh':  Jam diplomate, jo peshkatare! Institucionet po nisin të përmbushin përgjegjësitë e tyre


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës