Nga Pusteci i Korçës, ku mori pjesë në Festivalin "Mik", Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në fjalën e saj e vuri theksin te Reforma në Drejtësi. Ajo tha se kjo reformë po çohet përpara, ndonëse shtoi se po ecën më ngadalë nga sa do të donte SHBA. Kim thekson se tani është koha për të vazhduar përpara dhe për t'u mos u dorëzuar.
"Kam shpresë të pafundme për Shqipërinë. Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë", tha ajo.
E pyetur nëse po shkohet drejt "peshkut të madh", metaforë e përdorur për 'kokat' e mëdha të krimit në vendin tonë, Yuri Kim u përgjigj me diplomaci, teksa tha se ajo nuk është peshkatare, por diplomate. Kim shtoi se institucionet shqiptare kanë nisur të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe se ata duhet të mbështeten në këtë.
Pyetje: Po shkojmë drejt peshkut të madh?
Yuri Kim: Unë jam diplomate, nuk jam një persekutore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin t'i përmbushin ato. Le të mbështesim ata. Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë.
Me disa fotografi nga Festivali Mik nga Pusteci i Korçës, Ambasadorja amerikane Yuri Kim duke folur për eksperiencën e ditës së sotme, rikthehu edhe njëherë vëmendjen në pyetjet e gazetarëve lidhur me Reformën në Drejtësi.
Ambasadorja u shpreh se pavarësisht “cinizmit të disave”, reforma në drejtësi po tregon gjithnjë e më shumë rezultate dhe se është kritike tani që populli shqiptar të kërkojë ndryshimin për të ecur përpara.
Gjatë postimit të saj në Instagram, ka shkruar edhe mbi bukurinë e vendit tonë, duke theksuar se vendosmëria e njerëzve të tij janë frymëzuese.
“Le të vazhdojmë të zgjedhim shpresën mbi cinizmin. Le të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që Shqipëria meriton”, shkruan ajo.
Postimi i plotë i Ambasadores:
Ishte magjepsëse të dëgjoja këngë popullore shqiptare të kënduara nga Ansambli "Zánat" në Ishullin Maligrad. Faleminderit Festivalit Mik për bashkimin e artistëve dhe artdashësve. Pas performancës, disa gazetarë pyetën nëse kisha shpresë për Shqipërinë dhe çfarë mendoja për reformën në drejtësi dhe të ardhmen.
Unë u thashë atyre se kam shpresë të pafund në Shqipëri; që megjithë obstruksionizmin dhe cinizmin e disave, reforma në drejtësi po tregon gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë; dhe se është kritike tani që populli shqiptar të vazhdojë të kërkojë ndryshimin, të vazhdojë të ecë përpara së bashku, të mos dorëzohet kurrë. Unë kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth Shqipërisë dhe të takoj shumë njerëz - nga veriu në jug, nga malet në bregdet. Bukuria e këtij vendi, forca dhe vendosmëria e njerëzve të tij janë frymëzuese. Le të vazhdojmë përpara së bashku. Le të vazhdojmë të zgjedhim shpresën (e cila kërkon shumë punë) mbi cinizmin (i cili për mendimin tim është dembel moralisht dhe intelektualisht). Le të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që Shqipëria meriton. Do të jetë punë e vështirë, por ne do të jetë me ju çdo hap deri në të fund.
Mikesha e oligarkeve sa valixhe me euro ke marr per ti bere qejfin Rames.
PërgjigjuGjithmone mes peshkaqenesh zonja Kim! Do mbetesh ne memorien tone si diplomatja mes peshkaqeneve te Shqipeeise! Nese te prekin peshkaqenet, atehere skeca pune ben, apo jo!
PërgjigjuAmbasadoren Kim une e kam hetuar aq shume sa s'me dilte koha te hetoja armiq te tjere te kombit. Ajo eshte dora e djathte e George Sorrosit, dhe nje oficere e lart e Illuminatit. Eshte edhe vampire. Naten ajo merr peng te rinj shqiptar dhe u pi gjakun. Kam fakte nga qytetari dixhital. Vazhdoni denoncimet - shpetoni Shqiperin nga vampirat e Illuminatit.