Kendall Jenner ka ngritur emrin e saj në biznesin e modelingut, por duket se motra Kim Kardashian e ka sfiduar profesionin e saj dhe i ka “vjedhur” miken më të mirë Cara Delevingne.

Cara dhe Kim kanë pozuar në një set fotografik për revistën Love, set që ishte shkrepur si “projekti sekret” i dy yjeve që në shtator.

Seti vjen për Ditën e Shën Valentinit dhe disa nga fotot janë bërë publike herë pas here.

kim kardashian

Kim kardashian është shprehur në profilet e saj sociale që ky është seti fotografik më i këndshëm që ka realizuar ndonjëherë, kjo sigurisht për shkak të sensit të humorit që e karakterizon Cara Delevingnen.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)