Kim: Sistemi i drejtësisë funksional, por jo në majë të performancës! Urdhri i Biden nxit luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim iu ka kujtuar sot prokurorëve urdhrin e presidentit Joe Biden, për bllokimin e pronave dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Kim tha se ky urdhër duhet t’i nxisë ata të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit. Duke iu referuar operacioneve të fundit të SPAK-ut, zonja Kim tha se ky është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë.

"Kënaqësi që jam këtu, duke ju përgëzuar juve dhe të gjithë prokurorëve që janë duke punuar për popullin shqiptar. Ky është moment i rëndësishëm dhe të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që jemi duke parë është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë. Orë të tëra duke kaluar dhe duke parë faktet sipas rastit.  Ju e dini, që ndjekja penale në luftën kundër krimit, nuk varet nga puna e vetëm një institucioni, fokusi ynë është punë e përbashkët dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve. Veprimet që kemi dëshmuar në javët, madje në vitin e fundit, që kur institucionet janë ngritur, kanë filluar që të krijojnë besimin e publikut. Në fakt, ngritja e këtyre institucioneve ka qenë një hap themelor i reformës në Drejtësi, sistemi është funksional, por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit, apo mungesës së publikut. Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë që SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, jo vetëm të SHBA, por edhe të aleatëve, prandaj zgjeroi urdhrin e tij. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme, dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të gjerë të këtyre personave në Ballkanin perëndimor, duhet të nxisë prokurorinë që të luftojë korrupsionin. Ulja e numrit të prokurorëve për shkak të Vetting, theksojnë nevojën e përshtatjes së vazhdueshme, ju nxis që të punoni së bashku për të gjetur mënyra më të mira për t'i trajtuar ato, SHBA do ju mbështesë për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, më të begatë", tha Kim.


Lajmi kryesor:

Kim-prokurorëve: Dyfishoni përpjekjet në luftën kundër korrupsionit! Sistemi i drejtësisë funksional! Kraja: Arrestimi i Tushes, vetëm fillimi


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale