Kim-prokurorëve: Dyfishoni përpjekjet në luftën kundër korrupsionit! Sistemi i drejtësisë funksional! Kraja: Arrestimi i Tushes, vetëm fillimi

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka dërguar një mesazh të fortë prokurorëve, që të dyfishojnë luftën kundër korrupsionit. Për këtë, ajo solli në vëmendje urdhjen e presidentit Biden që paralajmëron bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA për të korruptuarit, një vendim që prek edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur 'Non Grata'. Në këtë luftë, Kim thekson se duhet një bashkëpunim mes të gjithave institucioneve pasi tashmë janë funksionale, edhe pse pranoi që sistemi i drejtësisë është jo në majën e performancës së tyre. 

Që sistemi i drejtësisë funksionon dhe po jep rezultati, Kim u kujdes që të sillte në vëmendje arrestimin e djeshëm të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar për korrupsion. Për kreun e SPAK, Arben Kraja, institucioni që ndërmori operacionin e djeshëm në Lushnje, por jo vetëm, ky është vetëm fillimi i luftës kundër atyre që kanë shkelur ligjin.

Megjithatë, përtej kësaj, një nga pikat për të cilat diplomatja amerikane listoi si një element për t'u rregulluar është plotësimi i vakancave të mbetura në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve për shkak të Vettingut. Në këtë pikë, ra dakord edhe me ministren e drejtësisë, Etilda Gjonaj, që tha që sistemi i drejtësisë është krejtësisht i ndryshuar.

E rrethuar nga krerët e institucioneve të reja të drejtësisë, Gent Ibrahimi (KLP), Arben Kraja (SPAK), kryeprokurori, Olsian Çela, Gjonaj tha se tashmë është momenti për të parë rezultatet e Reformës , për të vendosur themelet e një drejtësie të re.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Operacionet e fundit dhe arrestimet e bujshme/ Kraja paralajmëron: Është vetëm fillimi! SPAK nuk ndalet, vijojmë betejën me korrupsionin dhe krimin

 

Në konferencën, “Forcimi i drejtësisë penale”, kreu i SPAK, Arben Kraja  teksa ka bërë një bilanc të punës së deritanishme, ka folur edhe për operacionet e ditëve të fundi ku institucioni që ai drejton ka pasur një rol kyç. Kraja ka thënë se puna për goditjen e zyrtarëve të lartë dhe grupeve të organizuara kriminale do të vijojë me të njëjtin intensitet.

 “Byroja Kombëtare e Hetimit është drejt përfundimit grupi i parë nis punën dhe grupi i dytë besoj se deri në fund të vitit të jetë gati. Nisur nga numri i miratuar i grupit të Byrosë së Hetimit është e rëndësishme që të mendohet për hapësirën e tyre. Besoj se do të kemi punë për të bërë sidomos në raportimin e të dhënave. Në raport me ministrinë kemi disa detyrime për të qenë korrekt sa më shumë në raportin e punës. Gjithashtu dhe bashkëpunimi me grupet e punës që janë të hartuar nga ministri. Dhe ligji për përgjimet e policisë së shtetit ne kemi qenë kundër dhe gjykata ka kërkuar rishikimin e saj. Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë është sfida kryesore. Ngjarjet e fundit është fillimi i një produkti për të cilën ne ka kohë që ka vijuar  dhe do të vijojnë deri në fund. Lufta ndaj pastrimit të parave, korrupsionit dhe shkelësve të ligjit do të vijojë deri në nxjerrjen para drejtësisë të fajtorëve”, ka thënë ndër të tjera drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

Ora 11:56
Kim: Sistemi i drejtësisë funksional, por jo në majë të performancës! Urdhri i Biden nxit luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim iu ka kujtuar sot prokurorëve urdhrin e presidentit Joe Biden, për bllokimin e pronave dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Kim tha se ky urdhër duhet t’i nxisë ata të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit. Duke iu referuar operacioneve të fundit të SPAK-ut, zonja Kim tha se ky është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë.

"Kënaqësi që jam këtu, duke ju përgëzuar juve dhe të gjithë prokurorëve që janë duke punuar për popullin shqiptar. Ky është moment i rëndësishëm dhe të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që jemi duke parë është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë. Orë të tëra duke kaluar dhe duke parë faktet sipas rastit.  Ju e dini, që ndjekja penale në luftën kundër krimit, nuk varet nga puna e vetëm një institucioni, fokusi ynë është punë e përbashkët dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve. Veprimet që kemi dëshmuar në javët, madje në vitin e fundit, që kur institucionet janë ngritur, kanë filluar që të krijojnë besimin e publikut. Në fakt, ngritja e këtyre institucioneve ka qenë një hap themelor i reformës në Drejtësi, sistemi është funksional, por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit, apo mungesës së publikut. Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë që SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, jo vetëm të SHBA, por edhe të aleatëve, prandaj zgjeroi urdhrin e tij. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme, dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të gjerë të këtyre personave në Ballkanin perëndimor, duhet të nxisë prokurorinë që të luftojë korrupsionin. Ulja e numrit të prokurorëve për shkak të Vetting, theksojnë nevojën e përshtatjes së vazhdueshme, ju nxis që të punoni së bashku për të gjetur mënyra më të mira për t'i trajtuar ato, SHBA do ju mbështesë për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, më të begatë", tha Kim.

Ora 11:54
Gjonaj: Skemi vetëm njerëz të rinj, por sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht! Pastrimi i gjyqësorit i nevojshëm, prokurorët të ushtrojnë detyrën me përgjegjshmëri

Krerët e institucioneve po zhvillojnë një tryezë të përbashkët për sistemin me drjetësisë. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se nuk kemi vetëm njerëz të rinj, por një sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht. Gjonaj tha se pastrimi i gjyqësorit ka qenë i nevojshëm, ndërsa nënvizoi se është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi mes institucioneve. Ndërkaq apeloi prokurorët të tregojnë se e ushtrojnë detyrën me përgjegjshmëri.

“Tashmë dihet, reforma në drejtësi ishte një nevojë jetike jo vetëm për vetë sistemin e drejtësisë por edhe për funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, dhe kjo ishte edhe më e dukshme në sistemin e drejtësisë penale. Funksionimi i sistemit të mëparshëm të prokurorisë, si një sistem i centralizuar dhe hierarkik, pa asnjë sistem kontrolli, në Shqipëri kishte dështuar.  E bëra këtë panoramë të shkurtër të sistemit të kaluar, për të kuptuar që sot nuk kemi thjesht ligjet e reja dhe arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë, nuk kemi vetëm institucionet e reja, dhe njerëz të rinj të zgjedhur me procese transparente dhe te pandikuara politikisht në krye të këtyre institucioneve por kemi një sistem të drejtësisë penale tërësisht të ndryshuar, në të cilën garantohen parimet dhe standartet e pavarësisë dhe paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit.

Pavarësia e jashtme dhe e brendshme e prokurorit në ushtrimin e ndjekjes penale tashmë është e garantuar nga sistemi i ri, ashtu sic është garantuar emërimi, transferimi, promovimi meritokratik dhe transparent i tyre tashmë e pandikuar nga rregulli i vjetër i zbatimit ose jo i urdhërave të eprorëve. Por është momenti që prokurorët të tregojnë se ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjshmëri dhe në zbatim vetëm të ligjit. Procedimi disiplinor i prokurorëve si një proces tërësisht i pavarur, i pandikuar nga politika si në të kaluarën duhet të bëjë që sistemi të përmirësohet.

Ngritja dhe funksionimi i Këshillit të Lartë të prokurorisë, të SPAK-ut, të emërimit të Prokurorit të përgjithshëm, janë rezultate të cilat janë shumë të vlerësuara si një hap i jashtëzakonshëm, aspak i lehtë që janë bërë në drejtim të sistemit të ri penal.   Procesi i pastrimit të sistemit të prokurorisë ashtu si dhe gjyqësorit, ishte një proces mëse i nevojshëm i cili ka dhënë rezultate shumë të mira dhe që do të vijojë të mbështetet nga ne.  Tashmë kemi hyrë në një fazë tjetër, atë të konsolidimit të rezultateve të reformës në drejtësi dhe specifikisht të sistemit penal. Sapo kemi dizenjuar Strategjinë e re ndërsektoriale të zbatimit të reformës në drejtësi për fazën tjetër, për periudhën 2021 – 2025, e cila do të prezantohet sapo të miratohet.

Institucionet janë ngritur, kanë hedhur bazat për funksionimin të tyre, kanë arritur prioritetet e nevojshme diku më shpejt diku më vonë; - dicka më mirë, dicka më pak mirë,  - tashmë është momenti që secili të shoh brenda përgjegjësisë së tij dhe funksionit në bërjen sukses, në arritjen e rezultateve duke vendosur në themel standartet më të mira të drejtësisë së re.  Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, ne mundet të çojmë para angazhimin që të gjithë kemi marrë përpara qytetarëve shqitarë dhe të përmbushim pritshmëritë për një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe të efektshëm”, tha Gjonaj.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale