Kim takohet me Veliun: Polici profesionale dhe e paanshme për zgjedhjet e 25 Prillit

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe numri një i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është takuar me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e 25 Prillit dhe përgatitjet që ka bërë policia.

“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Veliu konfirmoi se detyra e oficerëve të policisë do të jetë profesionale dhe e paanshme në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shkruan Kim.

Nga ana tjetër, Veliu theksoi se vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik. Ai garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e Shtetit është e fokusuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Po gjatë takimit, Drejtor Veliu ka njohur nga afër ambasadoren Kim edhe me punën e Policisë së Shtetit në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta. Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas 6 ditësh do të angazhohen rreth 8000 efektivë policie.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Korçë, përfundon i plagosur me armë zjarri në spital 33-vjeçari