Skënder Hita firmos valën e radhës të ndryshimeve në Policinë e Shtetit pas përfundimit të konkursit për drejtuesit e qarqeve. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm janë emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate, ndërsa janë bërë edhe lëvizje në nivele të tjera drejtuese. Pas shpalljes fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, Ardrit Elmazi është emëruar drejtor i Policisë Kukës. Në të njëjtën mënyrë, Dashamir Spaho merr drejtimin e Policisë Shkodër. ndërsa Xhevahir Karaj emërohet drejtues në Dibër.
Ndërkohë, Armir Gjikolaj largohet nga drejtimi i Policisë Dibër, pas dorëheqjes me kërkesën e tij, dhe është emëruar drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve. Ndryshimet prekin edhe strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Idris Daulle, nga Komisariati nr. 5 është emëruar zy/drejtor për Sigurinë Publike në Policinë Durrës. Po ashtu, Erion Duma merr detyrën e shefit të Komisariatit të Shkodrës, ndërsa Klodjan Çeka emërohet shef i Komisariatit të Malësisë së Madhe. Sokol Myrta është emëruar shaf i Komisariatit të Mirditës.
Këto emërime janë pjesë e riorganizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit, pas përfundimit të procesit të konkurrimit për drejtuesit e drejtorive vendore në qarqe. Pa drejtues të emëruar kanë mbetur qarqet më të mëdha në vend, Tiranë dhe Durrës. Më herët, Hita emëroi drejtorët në Fier, Vlorë dhe Lezhë
Lista e fituesve
Komente







