Kim takon Ramën para vizitës së tij në SHBA: Lufta ndaj korrupsionit, prioriteti kryesor! Barra e përgjegjësisë bie mbi ata që qeverisin! Zbardhet axhenda
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama
TIRANË- Pak ditë përparja nisjes drejt SHBA-së, (15 shkur) kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me diplomaten amerikane, Yuri Kim. Në fokus të këtij takimi, Kim ka mbështetur qëndrimin e Shqipërisë sa i takon tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Ambasadorja nënvizoi gjithashtu se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për SHBA duke theksuar se barra e përgjegjësisë bie mbi ata që qeverisin.
"Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC. Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si "bashkë-penëmbajtëse" për Këshillin në çështjet e Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin. Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë", thuhet në njoftim.
Rama do të udhëtojë drejt SHBA në 15 shkurt, në kuadër të nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do të takojë edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken me ftesë të këtij të fundit.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.
Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA
14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit
15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
16 shkurt: Takime
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin
26 Janar, 10:05
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
Propozoj qe ne kuader te luftes kunder korrupsionit, udheheqesi yne te ngreje zerin fort dhe demaskoje ish presidentin Trump si simbol i korrupsionit. Nje pyetje, po Erion "Iron-Balls" do ta marresh me vete???
PërgjigjuLuftojeni korrupsionin z kryeminister.Largojeni krye te korruptuaren ,drejtoreshen e ZVA,Alma Bakiu
Përgjigju