Për të parën herë, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un, e ka pranuar zyrtarisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesa të ushqimit.
Duke iu drejtuar zyrtarë të lartë shtetërorë, Kim ka thënë se “situata me ushqim është duke u tensionuar”, duke fajësuar kushtet e vështira të motit dhe tajfunet të cilat sipas tij kanë ndikuar në mos përmbushjen e objektivave.
Ekzistojnë raportime se çmimet e ushqimeve janë rritur, pasi NK News ka thënë se një kilogram banane kushton 45 dollarë.
Rritja e çmimeve ka ardhur edhe pasi vendi ka mbyllur kufijtë me Kinën , me qëllim mbajtjen nën kontroll të pandemisë. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë dhe Korea e Veriut është e varur nga Kina për ushqim dhe karburante.
Në anën tjetër vendi vuan edhe sanksionet e vendosura për shkak të programit bërthamor. Gjatë prillit, Kim pati bërë një deklaratë të rrallë, duke iu bërë thirrje zyrtarëve që të përgatiten për një tjetër “Mars të rëndë”.
Kjo shprehje përdoret nga zyrtarë koreanoverior për t’iu referuar vështirësive me të cilat është përballur ky shtet gjatë krizës së urisë në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik la Korenë Veriore pa ndihmë elementare. Në atë periudhë rreth tre milionë koreano-verior humbën jetën për shkak të urisë.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Phenianit
16 Nëntor, 19:10
-
Analiza: A do të mposhten trupat e dërrmuara ukrainase nga ushtarët koreanoveriorë?
9 Nëntor, 17:48
-
Kievi: 7 mijë ushtarë të Koresë së Veriut po vijnë drejt territorit tonë
2 Nëntor, 16:12
-
Lufta në Ukrainë/ Korea e Jugut nuk përjashton mundësinë e dërgimit të raketave Hawk në Kiev! Zelensky - Perëndimit: Na lejoni sulmet thellë brenda Rusisë
31 Tetor, 17:36
-
Lufta në Ukrainë/ 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusi, fillojnë të mësojnë gjuhën
30 Tetor, 22:32
-
Ukraina/ Zelensky anulon vizitën e Guterres në Kiev pas takimit me Putin! SHBA për koreano-veriorët në Rusi: Tregon dëshpërimin e Putin
25 Tetor, 16:51
-
Kim Jong Un kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut
8 Tetor, 10:14
-
Koreja e Veriut dënon deklaratën e samitit të NATO-s
13 Korrik, 17:32
-
Vladimir Putin mbërrin në Korenë e Veriut, pritet nga diktatori Kim Jong Un! Ja agjenda
18 Qershor, 21:11
-
Pas 24 vitesh Putin do të vizitojë Korenë e Veriut
17 Qershor, 16:56
-
FOTO/ Kim Jong Un mbikëqyr testimin e raketahedhësit të ri
11 Maj, 22:18
-
Vdes në moshën 94-vjeçare arkitekti i propagandës së dinastisë së Kim Jong Un, krijoi kultin e dinastisë së diktatorit të Koresë së Veriut
8 Maj, 13:17
45$/kg e bananeve,por keta supozohet qe i paskan! Neve ne kohen e Xhaxhit nuk e dinim c'shije kishte dhe per te pare i shikonim vetem ne filmat e Caplinit,kur rreshqiste mbi to.Ishte kaq <<molle e ndaluar>>,sa qe kur erdhen bananet me demokracine,u arrit deri aty ,sa Dashnor Diko kendonte ate kengen super vulgare te bananes por teper te preferuar per ritmin e muzikalitetin nga turmat.Sic dukej ishte kompensim per kohen e humbur 45 vjecare,pa banane dhe pa imagjinata e enderra Frojdiane.
Përgjigju