KINË - Çudirat nuk kanë fund. Nuk mjaftojnë rastet e lindjeve me anomali, por kësaj rradhe një burrë në Kinë ka 2 hundë, njërën prej tyre në ballë.
Xiaolain i është zhvilluar një hundë e re mbi ballin e tij. 22-vjeçari kishte kërkuar trajtim për të zëvendësuar hundën origjinale, e cila ishte infektuar dhe deformuar. Hunda origjinale e tij u dëmtuar në një aksident në gusht të vitit 2012, por që prej atëherë nuk kërkoi mjekim.
Dita ditës rasti u përkeqësua dhe u infektua duke mos i lënë kirurgëve mundësi për ta mjekuar. Në pamundësi për të riparuar hundën e dëmtuar, mjekët u detyruan që të krijonin një hundë të re mbi ballin e 22-vjeçarit dhe më pas të realizonin transplantin duke zëvendësuar hundën e dëmtuar.
Sipas kirurgëve, hunda e re është zhvilluar mirë dhe së shpejti do të kryejnë transplantin.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com