Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë provincën Guangdong të Kinës Jugore që nga dita e mërkurë. Reshje dhe stuhi ere goditën qindra fshatra në pesë qytete, përfshirë Guangzhou kryeqytetin e provincës duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu të mëdha të cilësuara si më të këqijat e këtij shekulli.
Nivelet e ujit nga përmbytjet e disa lumenjve në provincën Guangdong kanë tejkaluar linjat paralajmëruese ku shtrati i lumit Beijiang arriti nivelin 31,22 metra, duke tejkaluar vijën e paralajmërimit në 5.22 metra.
Grupe të kërkim-shpëtimit po punojnë pa reshtur në zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Autoritetet lokale thonë se shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar humbje ekonomike rreth 420 milionë dollarë amerikanë. Më shumë se 650 mijë njerëz janë prekur nga shirat e rëndë dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar, bënë me dije Reuters.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com