Kinë, 5 ditë merimanga në
vesh, doktorët ia heqin
Kemi dëgjuar për njerëz që hajnë merimanga, apo për insekte të cilat futen në trup ndërsa je në gjumë. Por kjo që ka ndodhur në provincën Hunan në Kinë është krejt ndryshe gati, gati një legjendë urbane e kthyer në realitet.
PEKIN- Kemi dëgjuar për njerëz që hajnë merimanga, apo për insekte të cilat futen në trup ndërsa je në gjumë. Por kjo që ka ndodhur në provincën Hunan në Kinë është krejt ndryshe gati, gati një legjendë urbane e kthyer në realitet.
Një grua e varfër kishte mbërritur në spitalin e Changsha, të provincës Hunan, pasi ankohej se kishte një kruarje të bezdishme në kanalin e veshit të saj të majtë. Pas kontrollit të parë mjekët japin një diagnosë sa të frikshme aq dhe të pabesueshme:
Një merimangë i kishte hyrë në kanalin e veshit. Jo vetëm kaq, insekti i rrezikshëm ndodhej atje prej 5 ditësh pa e ditur gruaja. Ngjarja e treguar nga një e përditshme lokale kineze merr dhenë. Sidomos kur lajmi u shoqërua dhe me foton e merimangës në vesh. Fotoja është marrë nga endospoki.
Për çdo njeri që ka frikë insektet nuk ka tmerr më të madh sesa kur një merimangë të futet në vesh, aq më tepër kur qëndron aty për 5 ditë. Mjekëve u është dashur shumë kujdes. Pasi duhej që merimanga të mos pickonte gruan apo të mos futej më thellë brenda kanalit të veshit.
I kanë mbushur veshin gruas me një solucion të kripur, për t'i stimuluar daljen nga veshi të merimangës, dhe në momentin kur insekti ka dalë, gruaja shpërtheu në lot.
Mjekët thonë se gruas mund t'i ketë hyrë merimanga në vesh, teksa po flinte në banesën e saj që ishte në ndërtim e sipër.
Ndërkohë që këtë verë raportohet për një numër të madh merimangash dhe insektesh në të gjithë planetin për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës.

sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.8%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9990
Lajme të tjera
-
Kufizim orari dhe mund të zhvendoset ‘lagja e dritave të kuqe’, punonjësit e seksit po protestojnë në Amsterdam
2 Prill, 08:17
-
‘Nga Papa, Çurçilli, Musolini dhe Mbreti Zog, te Çaplini, personalitetet që mbajtën ‘Borsalino’! Historia e panjohur kapelës së famshme
2 Prill, 08:15
-
Anthony Joshua v Jermaine Franklin: Britaniku rikthehet në rrugët e fitoreve me fitore unanime të pikëve
2 Prill, 08:02
-
U rikthyen në shtëpinë e Big Brother 4 banorët më të votuar nga publiku, gëzim dhe batute mes ‘të vjetërve’ dhe të ‘rinjve
2 Prill, 07:49
-
Akuzohet për spiunazh, arrestohet Mitropoliti i Kievit i lidhur me Kishën Ruse! Kush është Pavlo Lebid ose ‘Pasha Mercedes’ dhe pasioni i tij për luksin
2 Prill, 07:40
-
Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit
2 Prill, 07:32
-
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Drejt fundit të epokës 'Gjukanoviç'? Millatoviç shihet favorit
2 Prill, 07:17
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50