KINË – Një grua në Kinën lindore ka torturuar burrin e saj për tre ditë rresht. Më pas, gruaja e ka vrarë dhe ka “gatuar” kufomën e burrit të saj në një tenxhere për të mbuluar gjurmët e vrasjes.

Gruaja ka thënë se për muaj të tërë burri abuzonte me të dhe vajzën e saj. Sipas mediave lokale, gruaja e vrau burrin e saj me një sharrë dore.

Barra psikologjike për krimin që kishte kryer, i shkaktoi gruas një humbje peshe prej 6.3 kilogramë. Gjithashtu, duke mos patur ndërgjegjie të qetë, gruaja u vetëdorëzua në polici duke kallëzuar krimin që kishte kryer.

Policia lokale konfirmoi lajmin, por nuk  dha detaje të mëtejshme.

Redaksia online
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)