Kina ka nisur hetimet për gjetjen e shkaqeve të 2 shpërthimeve të fuqishme në magazinën e lëndëve toksike në Tianxhin. Përveç dëmeve të shumta në banesa djegia e shumë hektarëve pyje, disa kompani të automobilave japin bilancet e para.
 
Firma e automobilave “Renault” deklaroi se mbi 1 mijë makina janë djegur tërësisht.
 
Ndërsa Hyundai humbi nga shpërthimi 4 mijë makina, por zyrtarët e kompanisë kanë deklaruar se ende nuk janë bërë ende vlerësimet përfundimtare.
 
Shpërthimet e mbrëmjes së 13 gushtit në Tianxhin ishin aq të mëdha saqë janë kapur edhe nga satelitët në hapësirë, ndërsa janë regjistruar edhe nga sensorët e tërmeteve.
 
Deri më tani numërohen zyrtarisht 50 persona të vdekur dhe 700 të plagosur, ndërsa spitalet janë në kaos për shkak të numrit të madh të të lënduarve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)