Kina aleate me Rusinë
kërcënojnë hapur SHBA-në

Kina aleate me Rusinë<br />kërcënojnë hapur SHBA-në<br>
Shefi i CIA-s thotë se Kina është një kërcënim i madh për SHBA-në si Rusia.

Përpjekjet kineze për të ushtruar ndikim të fshehtë mbi Perëndimin janë po aq të rëndësishme sa edhe përmbysja ruse, tha drejtori i CIA-s.

Mike Pompeo në një intervistë tha se kinezët "kanë më shumë mundësi" për ta bërë këtë, sesa rusët.

Si shembuj ai përmendi përpjekjet për të vjedhur informacion tregtar amerikan dhe infiltrimin e shkollave dhe spitaleve.

Gjithashtu Kina po përgatitet për të zhvilluar një luftë tregtare me SHBA-në.

Qeveria e SHBA ka ndërmarrë masa të forta kryesisht ndaj kompanive të telekomunikacionit.

Pas këtyre masave kundrejt Pekinit, ka reaguar edhe kryetari i Dhomës Amerikane Të Tregtisë, i cili u shpreh se askush nuk do një luftë tregtare, por beson se Pekini do kundërpërgjigjet kundrejt masave.

Besohet se Kina do të godasë SHBA në sektorë si bujqësia apo linjat ajrore.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS