Kina dërgon trupa në Rusi për stërvitje të përbashkëta ushtarake, Pekini: Nuk ka lidhje me situatën në Ukrainë
Xi Jinping dhe Vladimir Putini
Kina do të dërgojë trupa në Rusi për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga Moska. Përveç Kinës dhe Rusisë, në këto stërvitje do të marrin pjesë India, Bjellorusia, Mongolia dhe Taxhikistani, bëri me dije Ministria e Mbrojtjes e Kinës, të mërkurën.
Pjesëmarrja e Kinës në stërvitjet e përbashkëta “nuk lidhet me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale", tha ministria në një deklaratë.
Muajin e kaluar, Moska njoftoi planet për mbajtjen e stërvitjeve "Vostok" (Lindje) nga 30 gushti deri më 5 shtator, edhe pse vendi po zhvillon një luftë të kushtueshme në Ukrainë. Aty thuhej në atë kohë se do të merrnin pjesë disa forca të huaja, pa përmendur se cilat ishin.
Stërvitje të këtij lloji u zhvilluan për herë të fundit në vitin 2018, kur Kina mori pjesë për herë të parë.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha se pjesëmarrja e saj në stërvitje është pjesë e një marrëveshjeje të vazhdueshme dypalëshe bashkëpunimi vjetor me Rusinë.
“Qëllimi është të thellohet bashkëpunimi praktik dhe miqësor me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse, të rritet niveli i bashkëpunimit strategjik midis palëve pjesëmarrëse dhe të forcohet aftësia për t'iu përgjigjur kërcënimeve ndaj sigurisë së vendeve”, thuhet në deklaratë.
Pak para pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Pekini dhe Moska njoftuan një partneritet "pa kufij", megjithëse zyrtarët amerikanë thonë se nuk e kanë parë Kinën t'i shmanget sanksioneve të udhëhequra nga SHBA ndaj Rusisë apo t'i sigurojë Moskës pajisje e ndihmë ushtarake.
Distrikti ushtarak lindor i Rusisë përfshin një pjesë të Siberisë dhe ka selinë e tij në Khabarovsk, afër kufirit kinez.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81%
-
Jo
12.7%
-
Akoma
6.2%
Vota total: 306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Negociatat për armëpushim në Ukrainë, Krisafi tregon arsyet pse Moska devijon vazhdimisht: SHBA s’ka gjë në dorë për ta detyruar
31 Mars, 20:49
-
Media: Zelensky ka dhënë udhëzime për të nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë këtë verë! Putin shpall rekrutimin më të madh ushtarak të 14 viteve të fundit
31 Mars, 16:17
-
Roli sekret i SHBA në luftën e Ukrainës kundër Rusisë
31 Mars, 16:00
-
Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?
31 Mars, 16:00
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti finlandez: 20 prilli është kohë e mirë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte
31 Mars, 11:31
-
Një rrezik i ri për sigurinë globale vjen nga Kina/ Ndërtohet 'arma e re' që e çon botën në errësirë
31 Mars, 09:04
-
Trump 'zbutet' me Putin: Nuk mendoj se s'do ta mbajë fjalën! Kërcënon Zelenskyn: Do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla
31 Mars, 08:45
-
Ushtarakë me përvojë nga Siria dhe Kursku, strategjia që po përdor Moska për të avancuar në Ukrainë
31 Mars, 07:31
-
Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina
30 Mars, 22:34
-
Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore, do flas me të pas disa ditësh
30 Mars, 16:28
-
Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!
30 Mars, 12:37
-
Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi
30 Mars, 09:04