Ushtria kineze dhe ajo ruse kanë organizuar dhe kryer patrullimin e nëntë të përbashkët ajror në “hapësirën relevante ajrore” mbi Detin e Japonisë. Lajmin e bëri të ditur transmetuesi shtetëror kinez, CCTV.
Patrullimi ajror ishte pjesë e një plani për bashkëpunim vjetor mes këtyre dy vendeve prej vitit 2019.
CCTV thotë se ky patrullim ajror ka për qëllim testimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale dhe stërvitore të forcave ajrore të dy vendeve.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se i ngriti avionët e vet luftarakë pasi 11 avionë luftarakë kinezë dhe rusë u futën në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të vendit (ADIZ). Avionët qëndruan për rreth katër orë, para se të largoheshin pa shkaktuar ndonjë incident.
Koreja e Jugut ka protestuar ndaj Kinës dhe Rusisë pasi tyre ata patrullimi ajror është kryer pa paralajmërim. Vendet kërkojnë që çdo avioni i huaj luftarak që futet në zonën e tyre ADIZ të identifikohet për arsye sigurie.
Megjithatë, këto zona nuk cilësohen si hapësira ajrore të një shteti sovran dhe shpesh shtrihen në zona të ADIZ-ve të vendeve të tjera, raporton Reuters.
Në korrik, të dyja vendet kryen një patrullim të përbashkët ajror duke përdorur bombardues strategjikë që mund të pajisen me armë bërthamore në afërsi të shtetit amerikan, Alaska, në Paqësorin Verior dhe Arktik, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë t’i dërgojnë avionët e tyre luftarakë në hapësirën e vet ajrore.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
43.3%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Kina prezanton makinën e parë fluturuese elektrike
3 Janar, 19:16
-
Ambasadori kinez në Rusi: Jemi më afër se kurrë ribashkimit me Tajvanin
3 Janar, 18:17
-
Autoritetet e Koresë së Jugut pezullojnë përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon
3 Janar, 16:20
-
Vritet në Ukrainë çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës
3 Janar, 15:54
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
Zelensky optimist tek aftësitë e Trump për paqen në Ukrainë: Ai mund ta ndalojë avancimin e Putin
3 Janar, 13:53
-
Koreja e Jugut/ Përplasje e tensionuar me ekipin e sigurisë, anulohet arrestimi i presidentit Yoon! Mbështetësit: Fituam
3 Janar, 07:52
-
I arratisur nga Siria në Moskë, tentohet të vritet Bashar al-Assad! Dyshohet se diktatori sirian u helmua, mjekët e shpëtuan
2 Janar, 12:30
-
Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë për shkak të konkurrencës, telefona deri në 68 dollarë
2 Janar, 10:39
-
Analiza/ Fundi i lojës në Ukrainë: Si mund të mbyllet lufta në vitin 2025
2 Janar, 09:51