Ministri i mbrojtjes i Kinës i ka thënë homologut të tij rus se Pekini shpreson të thellojë marrëdhëniet me Moskën për të përmirësuar aftësinë e tyre për t'iu përgjigjur rreziqeve.

Në një bisedë me Andrei Belousov, Dong Jun tha se Kina ishte e gatshme të punonte me Rusinë për të forcuar koordinimin strategjik, për të pasuruar substancën e bashkëpunimit dhe për të përmirësuar mekanizmat e shkëmbimit”, raporton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit janë afruar vazhdimisht që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Tregtia dypalëshe midis dy kombeve arriti një nivel rekord prej 245 miliardë dollarësh në vitin 2024, ndërsa tregtia e Kremlinit me vendet perëndimore u përball me sanksione dhe ndalime në rritje.

Vladimir Putin mori pjesë në një paradë të madhe ushtarake në Pekin vitin e kaluar së bashku me presidentin kinez Xi Jinping dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. 

Putin dhe Kim kanë nënshkruar një traktat për mbrojtje të ndërsjellë që parashikon që secila palë t’i dalë në ndihmë tjetrës në rast të një sulmi të armatosur.

Kina dhe Rusia kanë shpallur një partneritet strategjik pa kufij disa ditë para se Putini të niste pushtimin e Ukrainës.