/ATSH-AFP/ - Kina përsëriti sot kundërshtimin me çdo formë të terrorizmit kibernetik duke refuzuar të radhitej prapa Uashingtonit për dënimin e Koresë së Veriut në kuadër të sulmit informatik kundër kompanisë "Sony Pictures".
Pyetur mbi çështjen nëse Kina ishte dakord me SHBA-në për origjinën koreano-veriore të sulmeve të fundit informatike , zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Chunying ka refuzuar çdo përgjigje të drejtpërdrejtë.
Ajo iu referua qëndrimit të Pekinit sipas të cilit Kina kundërshton çdo formë të terrorizmit kiberneti, mbajtur të dielën nga shefi i diplomacisë kineze Wang Yi gjatë një bisede telefonike me homologun amerikan, John Kerry.
"Pekini është kundër çdo vendi dhe çdo individi që përdor pajisjet e një vendi tjetër për të kryer sulme informatike kundër një vendi të tretë", sipas deklaratave të ministrisë të publikuara sot.
Uashingtoni i kërkoi ndihmë Kinës, aleati kryesor i Phenianit, dhe vendeve të tjera për të kundërshtuar sulme të mundshme informatike koreano-veriore.
Presidenti amerikan, Barack Obama akuzoi të premten Korenë e Veriut për sulmet informatike kundër "Sony Pictures", që ka detyruar kompaninë të anulojë publikimin e parashikuar për Krishtlindje të filmit "Intervista që vret", komedi mbi një komplot fiktiv të CIA-s për vrasjen e liderit koreano-verior Kim Jong-Un.
/Shqiptarja.com