Kina mbështet policinë në trazirat në Hong Kong

Kina mbështet policinë në trazirat në Hong Kong

Autoritetet kineze thanë se Pekini mbështet plotësisht policinë në vendosjen e sundimit të ligjit në Hong Kong, pas trazirave të dhunshme gjatë fundjavës.

"Dhuna është dhunë, veprimet e paligjshme janë veprime të paligjshme. Kjo nuk ndryshon, pavarësisht se cili është synimi", tha Yang Guang, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Hong Kongut dhe Macaos për qytetin gjysmë-autonom.

Yang fajësoi disa "protestues radikalë" për dhunën. "Qeveria qendrore mbështet departamentet përkatëse qeveritare dhe policinë për të mbrojtur sundimin e ligjit," tha ai.

Këto komente janë konsideruar të parat për këtë çështje, të bëra nga një burim zyrtar i qeverisë kineze. Ato gjithashtu shënojnë qëndrimin e parë të zyrës që nga viti 1997, kur Britania e Madhe e dorëzoi zyrtarisht kontrollin e Hong Kongut, me marrëveshjen "një shtet, dy sisteme".

Hong Kongu është tronditur nga trazirat civile që po zgjasin prej javësh. Ato që fillimisht filluan si protesta kundër një ligji kontradiktor të ekstradimit të qeverisë avancun në një lëvizje që bën thirrje për zgjerimin e të drejtave demokratike.

Të dielën, policia shkrehu në demonstrata gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve, që bënin thirrje për dorëheqjen e lideres së Hong Kongut Carrie Lam. Të paktën 49 vetë u arrestuan gjatë demonstratës së paautorizuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare