Kina miraton vaksinën e parë anti-COVID, Sinopharm për përdorim masiv nga qytetarët

Kina miraton vaksinën e parë anti-COVID, Sinopharm për përdorim masiv nga qytetarët

Foto ilustruese

KINA- Autoriteti përkatës në Kinë ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-COVID për përdorim të gjerë te qytetarët, e cila është krijuar nga ‘gjigandi’ i farmaceutikës kineze Sinopharm.

Për herë të parë në Kinë, po miratohet vaksina anti-COVID për përdorim masiv te qytetarët, ndërkohë që deri më sot ajo është përdorur vetëm për punonjësit e shëndetësisë pasi kanë qenë edhe më të rrezikuarit nga koronavirusi.

Me fillimin të vaksinimit të qytetarëve në Kinë, të parët do të marrin dozën do të jenë grup moshat e mëdha dhe personat të cilët kanë sëmundje kronike, më pas të gjithë të tjerët.

Sinopharm tha se vaksina e saj e koronavirusit është 79,34 për qind efektive, duke përmendur analizën e ndërmjetme të provave klinike të fazës 3.

Kina është vendi ku ka nisur pandemia, aty ku u shfaq rasti parë më koronavirus. Megjithatë vaksina është autorizuar për përdorim vetëm pas një viti ka shfaqja e rastit të parë të infektimit.

Kina është akuzuar shpesh për fshehje të rasteve reale të infektimeve dhe viktimave. Sipas një studimi i cili është bërë publik ditët e fundit, në qytetin e Wuhanit, qytetit që është shfaqur rasti i parë më COVID-19, numri i infektimeve është 10 herë më i lartë se sa shifra zyrtare e regjistruar.  

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen