Lufta në Ukrainë/ Kina: NATO duhet të ndalojë së fajësuari për konfliktin të tjerët

Lufta në Ukrainë/ Kina: NATO duhet të ndalojë së fajësuari për konfliktin të tjerët

Foto ilustruese

Pekini i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili dje kërkoi që Kina të paguajë çmimin për mbështetjen e saj të supozuar për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Ne i bëjmë thirrje atij që të mos fajësojë të tjerët dhe të mbjellë përçarje, të mos hedhë benzinë ​​zjarrit dhe të bëjë diçka konkrete për zgjidhjen politike të krizës”, tha Lin Jian, zëdhënës i diplomacisë kineze ,në një intervistë për shtyp.

Kina e paraqet veten si një palë neutrale në luftën në Ukrainë dhe thotë se nuk i dërgon ndihmë vdekjeprurëse asnjërës palë, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. Partneriteti strategjik midis Kinës dhe Rusisë është forcuar që nga pushtimi i Ukrainës, por Pekini ka hedhur poshtë pretendimet perëndimore se po ndihmon përpjekjet luftarake të Moskës.

Megjithatë, ajo ka ofruar një shpëtim thelbësor për ekonominë e izoluar të Rusisë, me një rritje të tregtisë që nga fillimi i konfliktit. Ministrat e jashtëm të G7 shprehën "shqetësim të fortë" të premten (14 qershor) lidhur me transferimet e materialeve me përdorim të dyfishtë dhe komponentëve të armëve nga firmat kineze në Rusi, të cilat po përdoren nga Moska për zgjerimin e saj ushtarak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjobit Rusinë për kufizime ndaj aktivistëve

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar ashpër Rusinë për një ligj të vitit 2015 që vendosi kufizime për ato që Moska i quajti "organizata të padëshirueshme".

Pavarësisht se u përjashtua nga Këshilli i Evropës pas pushtimit të Ukrainës, Rusia do të duhet të paguajë disa qindra mijëra euro për katër shoqata dhe rreth tetëdhjetë individë që kishin apeluar për shkelje përpara përjashtimit të saj. Mes kërkuesve është edhe opozitari Vladimir Kara-Murz i cili ndodhet në burg.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës "vazhdon të monitorojë ekzekutimin e dënimeve të Gjykatës kundër Rusisë, të cilat kjo e fundit është e detyruar t'i zbatojë": sipas juristëve të Strasburgut, edhe nëse përjashtohet nga Këshilli në vitin 2022, Rusia mbetet përgjegjëse në parim për shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut të kryera deri në atë datë.

Në vendimin e sotëm, Gjykata vuri në dukje se ligji për organizatat e padëshiruara "përfshin kufizime të rëndësishme për organizatën në fjalë": ajo nuk mund të ketë zyra, llogari bankare ose të kryejë projekte në Rusi, dhe qasja në faqen e saj të internetit nga Rusia është e kufizuar.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, dyshohet i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, dyshohet i qëllimshëm