FOTO/ Kina ndërton ‘Venecia’ të rreme, por mbetet qytet fantazmë, me kanale të thara

FOTO/ Kina ndërton ‘Venecia’ të rreme, por mbetet qytet fantazmë, me kanale të thara

Venecia kineze

‘Venecia e vogël’ supozohej të ishte krijimi kinez i qytetit të famshëm italian, ku lundrohet me gondola dhe që mbart shumë kulturë e pret miliona turistë nga mbarë bota.

Por sot, Italia e ‘rreme’ e Kinës, që ka kushtuar 507 milionë funte dhe është e pozicionuar në një pikë të aksesueshme për turistët, është zhytur në një 'qytet fantazmë’.

I quajtur fillimisht ‘Venecia e Kinës’, projekti ambicioz shpresonte të injektonte arkitekturën e stilit evropian, në mënyrë që vendasit të mos kishin nevojë të shkonin deri në Itali, por ta vizitonin aty.

Megjithatë, vizitorëve e ‘Venecias së Kinës’ që deshi 4 vite për tu ndërtuar, nuk u ka lënë shije të mirë atraksioni turistik.

Në vend që të ishte në gjendje që të tërhiqte turmat e turistëve dhe të reduktonte ndotjen, ‘qyteti lundrues’ është lënë si një vend pa jetë dhe i thatë.

Nga ndërtesat gjysmë të përfunduara dhe rrugët e rralla, pamjet e reja të tentativës së Venecias kineze kanë dëshmuar se nuk janë një pikë e nxehtë turistike.

Nje eksplorues shkruante në rrjet: “Është diçka e vdekur, pa jetë. Çdo gjë është e mbyllur. Ka ndërtesa rreth e rrotull por asnjë nuk duket se përdoret. Kanalet e Venecias janë me pak ose pa ujë”.

“Është disi  e frikshme kur sheh imitime të tilla, pasi ti e di që është diçka e rreme dhe nuk emocionohesh dot”.

Atraksioni në fakt është hapur për publikun në 2015 dhe ka kanale në gjatësi prej më shumë se 4 km, si dhe ndërtesa të stilit evropian./ The Sun

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?