KINE - Kryeministri i ri Kinës është angazhuar për të krijuar marrëdhënie të forta me qeverinë e SHBA. Ai e pohoi këtë gjë të dielën në konferencën e tij të parë. Konflikti mes ekonomive më të mëdha në botë nuk është e pashmangshme për aq kohë sa ata respektojnë shqetësimet e njëri –tjetrit, tha Li.

I pyetur nga gazetarët rreth akuzave të fundit se ushtria kineze ishte prapa sulmeve masive mbi kompanitë amerikane, Li u shpreh se Kina është objektiv i hakerave global dhe kundërshton kategorikisht këtë aktivitet kriminal.

“Unë mendoj se ne nuk duhet të bëjmë akuza të pabaza kundër njëri-tjetrit, por të shpenzojmë më shumë kohë duke bërë gjëra praktike që do të kontribuojnë në kibernetikë,” tha ai.

Li u emërua javën e kaluar kryeministër me përgjegjësi kryesore drejtimin e ekonomisë kineze.

(v.gj/shqiptarja.com)