TAJVAN-Për tre ditë, Kina do të zhvillojë stërvitje detare ushtarake në ngushticën e Tajvanit, në përgjigje të provokimit nga ana e ishullit pas takimit me një zyrtar të lartë amerikan. Këtë përgjigje të ashpër ndaj vizitës së Tajvanit në Amerika, Uashingtoni e sheh si të gabuar. Kina ka simuluar sulme precize kundër objektivave kyçe në Tajvan dhe ujërat përreth tij gjatë ditës së dytë të stërvitjeve ushtarake. Stërvitjet, të cilat Pekini i ka quajtur një "paralajmërim të ashpër" për ishullin vetëqeverisës - janë një përgjigje ndaj presidentit të Tajvanit që vizitoi SHBA javën e kaluar.
Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit i kanë kërkuar Kinës që të mos reagojë tepër ndaj një takimi, i cili u zhvillua në Kaliforni dhe kanë bërë thirrje për "përmbajtje dhe asnjë ndryshim të status quo-së".
Kina, e cila e cilëson Tajvanin territor të sajin, kishte paralajmëruar që asnjë takim të mos zhvillohej mes Presidentes së Tajvanit Tsai Ing-wen me zyrtarin e lartë në SHBA javën e kaluar.
Stërvitjet - të cilat Pekini i ka quajtur një "paralajmërim të ashpër" për Taipei - kanë përdorur forcat detare dhe ajrore për të simuluar rrethimin e ishullit.
Tajvani tha se dhjetëra avionë kinezë fluturuan rreth ishullit të dielën, ndërsa nëntë anije u vunë re gjithashtu.
Operacioni, i quajtur "Shpata e Përbashkët" nga Pekini, do të vazhdojë deri të hënën.
Zyrtarët tajvanezë janë tërbuar nga operacioni dhe të shtunën zyrtarët e mbrojtjes në Taipei akuzuan Pekinin se përdor vizitën e zonjës Tsai - ku ajo u takua me kryetarin e Dhomës së SHBA-së, Kevin McCarthy - si një "arsyetim për të kryer stërvitje ushtarake, të cilat kanë dëmtuar seriozisht paqen dhe stabilitetin. dhe sigurinë në rajon”.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
Amerika i ndez zjarret dhe tani nga ana tjeter thote permbahuni , ju duhet te zhdukeni nga bota maskarenj
Përgjigju