Kina ka zhvilluar një paradë spektakolare për të përkujtuar 70 vjetorin e triumfit ndaj Japonisë në luftë e dytë botërore.
Në ftuar në ceremoni ishin të pranishëm dhjetra kryetarë shtetesh përfshirë presidentin e Rusisë Vladimir Putin si dhe atë të Koresë së Jugut, ndërsa munguan presidentat e Japonisë dhe SHBA.
Presidenti Xi Jinping, në fjalimin e hapjes së ceremonisë nderoi popullin kinez, “që në mënyrë të palodhur luftoi dhe mposhti agresionin e Japonisë”. Më tej njoftoi se ushtria kineze do të shkurtojë 300 mijë njësi ushtarake por nuk përcaktoi një datë fikse.
Gjatë ceremonisë u prezantuan sistemet më të sofistikuara të teknologjisë ushtarake, ku 84% e tyre u shfaqën për herë të parë në publik. Fuqizimi ushtarak i Kinës po shihet me shqetësim nga vendet e Azisë Juglindore, sidomos Japonia e cila ka pasur përplasje me të për ishujt Senaku.
/Shqiptarja.com