Kina zhvillon stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Mianmar

Kina zhvillon stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Mianmar

Kina filloi stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit të saj me Mianmar të shtunën dhe u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen nga pjesa veriore e vendit, i cili është përfshirë nga luftimet që nga muaji i kaluar.

Përleshjet janë intensifikuar në zona të mëdha të shtetit verior Shan të Mianmarit, afër kufirit kinez, duke detyruar më shumë se 80,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas Kombeve të Bashkuara.

Një aleancë e armatosur e pakicave etnike që nga tetori kanë nisur ofensivën e madhe. Grupet kanë kapur dhjetëra pozicione ushtarake dhe një qytet që është i rëndësishëm për tregtinë me Kinën.

Në këtë kontekst, ushtria kineze ka nisur “aktivitete stërvitore luftarake” përgjatë kufirit me Mianmarin, tha të shtunën Komanda Jugoro e Pekinit në një deklaratë që nuk specifikoi kohëzgjatjen e stërvitjeve apo numrin e ushtarëve të përfshirë, raportojnë mediat e huaja.

Qëllimi i stërvitjeve është “të testojë aftësinë e trupave për të kontrolluar dhe mbyllur kufijtë dhe për të goditur me fuqi zjarri”, tha ushtria, duke shtuar se ishte “gati për t’iu përgjigjur të gjitha llojeve të emergjencave”.

Pekini informoi juntën qeverisëse të Mianmarit për stërvitjet, tha të shtunën zëdhënësi i juntës Zaw Min Tun, duke shtuar se ushtria do të “bashkëpunojë me Kinën për të siguruar paqen dhe stabilitetin kufitar”.

Të premten, media shtetërore e Mianmarit raportoi se kundërshtarët e ushtrisë kishin përdorur dronë për të hedhur bomba në automjete në Muse, një qytet kufitar përballë qytetit Ruili të Kinës.
Sulmi, i cili ndodhi të enjten, shkatërroi 120 automjete “që mbanin mallra shtëpiake, mallra të konsumit, veshje dhe materiale ndërtimi”, sipas Global New Light of Mianmar.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Ylli Pata: Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!